E-Shërbime

Kurse për sipërmarrjen sociale, UMT fitues në projektin nga Agjencia Universitare Frankofone

Projekti i Universitetit Metropolitan Tirana në fushën e sipërmarrjes sociale është shpallur fitues në thirrjen e krijuar nga Agjencia Universitare Frankofone (AUF). Në këtë mënyrë, UMT është universiteti i vetëm shqiptar që do të marrë mbështetjen e AUF-së përgjatë vitit akademik 2020-2021.

Si pjesë e sistemit të mbështetjes për zhvillimin e sipërmarrjes sociale në universitet, Universiteti Metropolitan do të ofrojë kurse falas online në fushën e sipërmarrjes sociale. Përmbajtja e kurseve do të organizohet në formën e leksione live, trajnimeve, videove, materialeve të shkruara të ndara me studentët, si edhe aktiviteteve praktike.

Qëllimi i këtyre kurseve është të orientojë përpjekjet e studentëve drejt sipërmarrjes sociale dhe inovacionit, ndërsa mësimdhënia do të zhvillohet nga profesorë me eksperiencë në këtë fushë nga Fakultetet e Ekonomisë të Universitetit Metropolitan Tirana dhe i Universitetit të Tiranës, si edhe ekspertë të “Metroresearch” dhe “Partners Albania for Change and Development”.

Gjithashtu edhe profesorët francezë do të ftohen si ligjërues për të ndarë përvojën dhe njohuritë e tyre me studentët shqiptarë. Këto kurse online do të jenë të hapura falas për të gjithë studentët, sipërmarrësit dhe të interesuarit. Kurset do të zhvillohet në periudhën mars-maj 2021.

Në fund të të gjitha moduleve studentët do të pajisen me një certifikatë që vërteton njohuritë e tyre. Vetëm studentët që marrin pjesë në 95% të leksioneve dhe aktiviteteve do të marrin një certifikatë nga Universiteti Metropolitan Tirana dhe Universiteti i Tiranës.

Duke konsideruar nevojën dhe d  omosdoshmërinë e mësimit në distancë për shkak të pandemisë së koronavirusit, trendit në rritje të të mësuarit online, rritjen e impaktit të vullnetarizmit, arritjen e objektivave globale të zhvillimit të qëndrueshëm përmes rritjes ekonomike dhe cilësisë së arsimit, si edhe ndikimin e sipërmarrjeve sociale në shoqëri, realizimi i këtij kursi u pa si një domosdoshmëri për një universitet sipërmarrës dhe inovativ si Universiteti Metropolitan Tirana.

Aktivitetet, Trajnimet dhe Krijimi i Rrjetit të Njohjeve janë 3 shtyllat kryesore ku sipërmarrësit socialë në Shqipëri përqendrojnë përpjekjet e tyre për të rritur biznesin e tyre social. Ata përqendrojnë 52.4% – 59.5% (sipas “Partners Albania”) të përpjekjeve të tyre në secilin nga këto prioritet. Sa i përket rëndësisë së tyre, këto kurse online do të shërbejnë si një ndihmë e parë për sipërmarrësit socialë të cilët janë të etur të mësojnë më shumë për zhvillimin e bizneseve të tyre dhe rritjes së impaktit që ata kanë në shoqëri.

Çfarë synon ky projekt?

Me këtë nismë të mbështetur nga Agjencia Universitare Frankofone, UMT synon të realizojë objektivat e mëposhtme:

1. Rritjen e ndërgjegjësimit për ndikimin e sipërmarrjes sociale në shoqëri dhe ekonomi;

2. Pajisjen e pjesëmarrësve në kurs me njohuri të plota dhe aftësitë e kërkuara për të krijuar një biznes social duke nxitur frymën sipërmarrëse;

3. Të krijojë zgjidhje ndaj pyetjeve kryesore të modeleve të biznesit dhe ndikimit që ai do të ketë në shoqëri. Këto përgjigje mund të përdoren për të shkallëzuar ndikimin e sipërmarrësve duke i bërë të ecin përpara;

4. T’u mësojë studentëve të realizojnë një video cilësore që të përmbledhë punën tyre, për t’ua prezantuar partnerëve dhe përdoruesve të mundshëm;

5. Të krijojë lidhje të reja me sipërmarrës të tjerë socialë në rajon dhe më gjerë;

6. Të orientojë studentët te thirrjet, programet dhe portalet që ofrojnë fonde me synim mbështetjen e sipërmarrjes sociale në BE dhe në mbarë botën;

7. Mësimi i sipërmarrësve se si të bëjnë një plan biznesi social, një hulumtim tregu dhe një kërkesë për financim.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.