Mjediset

Universiteti Metropolitan Tirana ndodhet në rrugën “Sotir Kolea” & “Budi”, pranë Qytetit Studenti, Tiranë. Godina e tij vlerësohet si një objekt modern dhe bashkëkohor, me pozicion të favorshëm për jetën studentore. Universiteti ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me 2 laboratorët më prestigjiozë në Shqipëri për materialet e ndërtimit dhe dherat, me Institutin e Ndërtimit, Tiranë, dhe me laboratorin “Elba” Sh. p. k. Universiteti është i pajisur me të gjitha ambientet që sigurojnë mirëformimin e studentëve. I kontrolluar vazhdimisht nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, dhe nga Instituti Higjieno-Sanitar, ka rezultuar me vlerësime të shkëlqyera.

9

Universiteti Metropolitan Tirana ka infrastrukturë moderne, e cila plotëson nevojat e studentëve, stafit akademik dhe atij joakademik. Universiteti ndjek modelet e universiteteve më të njohura europiane. Një godinë moderne, me një arkitekturë të veçantë, e pajisur me ambiente polifunksionale, e pozicionuar në hyrje të Qytetit Studenti, me lehtësi akomodimi për studentët.

lab

Biblioteka e Universitetit Metropolitan Tirana është një ndër institucionet kryesore të zhvillimit profesional të studentëve. Biblioteka është kryesisht online, ku studentët kanë akses të personalizuar në informacionet kryesore të fushave të tyre të kërkimit, në revista prestigjioze akademike dhe botime të thelluara në fushat përkatëse.

bursat

Comments are closed.