• Metropolitan Digital Innovation Incubator

    StartUp City

    Ke një ide inovative apo një startup në fushën e teknologjive digjitale?
    Programi “Metropolitan Digital Innovation Incubator” zbatohet nga Universiteti Metropolitan Tirana (UMT) në kuadër të Skemës Grant 2026 një instrument i financuar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, dhe i implementuar nga Innovation4Albania.

  • NIS RAUNDI I DYTË I APLIKIMEVE

    Zgjidh programin e studimit që përputhet me interesat, talentet dhe vizionin tënd për të ardhmen. Eksploro programet e studimit në tre fakultetet tona: Shkenca Kompjuterike & IT, Ekonomi, Inxhinieri & Arkitekturë dhe merr një formim akademik të orientuar drejt praktikës dhe kërkesave të tregut të punës.

  • UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA

    HIDH HAPIN TEND

    I pari universitet në Shqipëri që ofron programin e doktoratës në “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente”

    Follow Us

    PSE UMT?

    Universiteti Metropolitan Tirana (UMT) është një institucion i arsimit të lartë i fokusuar në shkencat inxhinierike, arkitekturë, ekonomi dhe teknologji, me mision zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe kontributin në transformimin digjital në Shqipëri dhe rajon.

    Në fushën e Inteligjencës Artificiale, UMT mban një pozicion unik në Shqipëri, duke ofruar i pari programe studimi në të tre ciklet: Bachelor, Master dhe Doktoraturë.

    UMT operon me një staf akademiko-shkencor me profil ndërkombëtar, një infrastrukturë moderne me 11 laboratorë të specializuar dhe partneritete me universitete evropiane që mundësojnë mobilitet akademik dhe bashkëpunime kërkimore. Universiteti është vlerësuar me gradën “Shkëlqyer” dhe ka siguruar akreditim institucional nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe Agjencia Britanike e Akreditimit.

    Akreditim i Shkelqyer

    Vlerësuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë dhe Agjencia Britanike e Akreditimit

    Programe Unike

    I pari universitet qe ofron PhD në Inteligjencë Artificiale në Shqipëri

    Staf Ndërkombëtar

    Akademikë dhe profesionistë me përvojë të gjerë në fushat e tyre të angazhuar në avancimin e dijes

    Partneritete Evropiane

    Mundësi studimi jashtë vendit me universitete të njohura evropiane

    Laboratorë

    Infrastrukturë moderne me pajisje të fundit për kërkime shkencore

    Fokus në Inovacion

    Shkenca inxhinierike, arkitekturë dhe ekonomi për profesionistët e së ardhmes

    Fakultetet Tona

    Eksploro programet akademike në tre fakultete dhe shkollën e doktoratës

    NDËRKOMBËTARIZIMI

    Rrjet Ndërkombëtar i Ekselencës

    UMT ofron mundësi studimi jashtë vendit përmes programit Erasmus+ dhe partneriteteve me universitetete prestigjioze europiane. Studentët tanë studiojnë në Itali, Gjermani, Francë, Spanjë dhe shumë vende të tjera.

    60+

    Partnerë Erasmus+

    300+

    Mobilitete

    15+

    Shtete

    ECHE

    Certifikuar me Erasmus Charter

    PRANIMET

    Ekselenca në UMT

    UMT, në përputhje me misionin e tij për promovimin e ekselencës akademike dhe mbështetjen e studentëve me rezultate të larta, ofron bursa të plota dhe të pjesshme për kandidatët që regjistrohen në programet e ciklit të parë (Bachelor).

    Bursë Ekselencë

    Bursë Talenti

    Bursë për Fëmijët e Arsimtarëve

    Bursë Sociale

    Testimi për Bursë

    Bursë për Studentin më të Mirë të UMT-së

    Më shumë se Universitet

    Klube Studentore

    Klube sportive, kulturore dhe akademike

    Evente

    Aktivitete, konferenca dhe takime networking

    Kompeticione

    Gara programimi, ekonomie dhe inovacioni

    Jeta në Kampus

    Një komunitet aktiv akademik dhe studentor

    FAKTE DHE TË DHËNA

    Numri i Bashkëpunime Ndërkombëtare

    0

    Numri i Institucioneve Partnere

    0

    Numri i Programeve të Studimit

    0

    Vite akredituar “Shkëlqyer” nga Agjencia Britanike e Akreditimit

    0

    METROPOLITAN INCUBATOR

    METROPOLITAN INCUBATOR

    “Metropolitan Incubator është inkubatori i parë “On Campus” në rrethin e universiteteve shqiptare.
    Lexo më shumë

    ALUMNI

    ALUMNI

    Roli i rrjetit Alumni në Universitetin Metropolitan Tirana është të krijojë dhe të kultivojë një marrëdhënie të vazhdueshme mes studentëve aktual, stafit akademik dhe të diplomuarve që tashmë .....
    Lexo më shumë
    PYETJET MË TË SHPESHTA

    Universiteti Metropolitan Tirana është vlerësuar “Shkëlqyer” nga Agjencia Britanike e Akreditimit(QAA) për pesë vite, duke dhënë garanci për çdo student se diploma njihet brenda dhe jashtë vendit. Universiteti Metropolitan Tirana ka tre fakultete, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT dhe Fakulteti i Ekonomisë, duke ofruar Programe Studimi Profesionale, Programe Bachelor, Master Profesional dhe Master të Shkencave.

    Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelor duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5. Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekur studimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.

    Pranimet për programet Bachelor

    Universiteti Metropolitan Tirana ofron programe në Master Profesional dhe Master të Shkencave nëtre fakultetet. Programet e Masterit Profesional zgjasin 1 vit akademik dhe kanë 60 kredite, ndërsa programet e Masterit të Shkencave zgjasin 2 vite akademike dhe kanë 120 kredite.

    Universiteti Metropolitan Tirana mirëpret çdo student i cili dëshiron të transferojë studimet, në përputhje me parimet e Kartës së Bolonjës, rregullores së UMT dhe kuadrit ligjor në fuqi. Çdo student i interesuar për t’u transferuar mund të dorëzojë dosjen e aplikimit në çdo kohë, ndërkohë regjistrimet finalizohen në përputhje me datat e publikuara nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.

    Transferimet e studimeve

    Universiteti Metropolitan Tirana vlerëson arritjet e çdo maturanti ekselent duke i ofruar bursëstudimi të vlefshme përgjatë gjithë ciklit të studimit, duke përmbushur kriterin e notes mesatare. Bursat e ekselencës mund të jenë 50%, 75% dhe 100%. Gjithashtu UMT ofron edhe bursat sociale për maturantët nga familje me të ardhura të kufizuara ekonomike. Ju mund të përfitoni bursë nëse keni arritje si pjesëmarrës në olimpiada, në aktivitete sociale në ndihmë të shtresave të pafavorizuara të shoqërisë, dalloheni si talent në fushën e kulturës, artit dhe sportit ose të paktën një nga prindërit tuaj punon në UMT ose është mësues në sistemin parauniversitar shqiptar. Niveli i bursës do të përcaktohet nga Komisioni i Bursave të UMT.

    Bursat e studimit

    A është i akredituar Universiteti Metropolitan Tirana?

    Universiteti Metropolitan Tirana është vlerësuar “Shkëlqyer” nga Agjencia Britanike e Akreditimit(QAA) për pesë vite, duke dhënë garanci për çdo student se diploma njihet brenda dhe jashtë vendit.Universiteti Metropolitan Tirana ka tre fakultete, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Fakulteti iShkencave Kompjuterike dhe IT dhe Fakulteti i Ekonomisë, duke ofruar Programe StudimiProfesionale, Programe Bachelor, Master Profesional dhe Master të Shkencave.